top of page
123.jpg

HISTORI/ Përse varri i menduar i Krishtit ruhet nga dy familje myslimane [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 3, 2016
  • 2 min read

Vendi më i shenjë i krishtërimit, kisha "Sepulchre" e cila ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ku mendohet se kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit , ruhet nga fy familje myslimane . Mund të duket paksa e çuditshme , pasi sot në këtë vend mbizotëron devotshmëria , mirëpo historia e njeh si të larë me gjak , për shkak të mosmarrëveshjeve mes klerikëve . Një marrëveshje unike e cila daton që nga shekulli i 12-të , thuhet se mbikëqyrja e kishës i'u besua dy familjeve myslimane .

Familja Joudeh e mban çelësin e kishës ndërsa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje . Në një interviste për "CNN", Adeeb Joudeh , i cili aktualisht mban çelësin e kishës , konsideron rolin e familjes së tij metaforë për tolerancë fetare . "Për mua , burimi i bashkëjetesës për fenë Islame dhe atë të Krishterë , është Kisha e Shenjtë "Sepulchre" ka thënë Joudeh . Ndërsa , Wajeeh Nuseibeh , në vitin 2005 ka treguar rolin paqeruajtës të këtyre dy familjeve. "Si të gjithë vëllezërit, ata kanë problem ndonjëherë , duke iu referuar sekteve të krishtera rivale . Ne i ndihmojmë të zgjidhin mosmarrëveshjet. Ne jemi personat neutral në kishë . Ne jemi Kombet e Bashkuara . Ne ndihmojmë të ruhet paqja në këtë vend të shenjtë" ka thënë Nuseibeh . Një javë më parë, për herë të parë ndër shekuj, disa studiues kanë larguar një pllakë të mermertë të ndërtesës rrumbullake , të njohur si Edicule , e cila gjendet në qendër të kompleksit . Pas disa orëve të ekzaminimit, studiuesit kanë gjetur gur gëlqeror , që besohet të jete vendi ku Jesu Krishti mund të jete varrosur , transmeton "Klan Kosova". "Jam i mahnitur. Nuk mund të themi me 100% siguri, megjithatë kemi prova të dukshme që varri nuk ka ndryshuar ndër shekuj, diçka që shkencëtarët dhe studiuesit kanë pyetur për shumë kohë", ka deklaruar arkeologu nga National Geographic , Fredrik Hiebert .


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page