Dimër i parakohshëm, të hënën rikthehet shiu dhe mund të ketë përmbytje
- rilindjashqiptare
- Nov 5, 2016
- 1 min read

Dimri i parakohshëm që ka përfshirë tashmë një pjesë të Europës , mbërrin edhe në Shqipëri .
Meteorologët thonë se pas një fundjave me mot të mirë , dita e hënë dhe e martë do të sjellë reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në disa zona në vend .
Parashikohet të sjellin përmbytje , pasi reshjet do të jenë të hënë dhe të martë në të gjitha qytetet, në Lezhë , Durrës , kryeqytet do të jenë me intensitet të lartë .
Të mërkurën shiu do ti lërë vendin temperaturave të ulëta të cilat do të sjellin reshje në formë bore të paktën në zonën e Alpeve ,/Top Chanel/.
Comments