Kjo është shpikja më e re për kapjen e makinave gjatë ndjekjes nga policia [Video]
- rilindjashqiptare
- Nov 5, 2016
- 1 min read

“Grappler” është shpikja më e re që mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish të pafajshëm gjatë ndjekjeve të policisë me shpejtësi të madhe . E krijuar nga Leonard Stock në Arizona , ajo lejon policët të lëshojnë një si tip rrjete nga pjesa e përparme e makinës së tyre , për të zënë në kurth rrotat e prapme të makinës që po ndjekin . “Është fantastike”, thotë Lond Bartel , presidenti i shoqatës së policëve në Peoria . “Kjo do të jetë një avantazh i madh i policisë në kapjen e djemve të këqij dhe në këtë mënyrë mund të parandalohen aksidentet kur dy makinat janë në shpejtësi të madhe”. Stock thotë se i erdhi kjo ide kur shihte në televizor ndjekjet e policisë . “Kam parë në shumë raste që shumë aksidente kanë ardhur nga këto ndjekje e njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën . U mendova gjatë dhe kjo besoj është një nga zgjidhjet më të mira. Kur u zgjova një ditë ky ishte mendimi më i mirë që më erdhi në kokë”.
Comments