top of page
123.jpg

Parashikimi i motit për pesë ditët e javës së ardhshme [IHMK]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 6, 2016
  • 1 min read

Pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbizotërojë një mot jostabil , që do të përcillet me reshje shiu e bore , bën të ditur IMHK përmes një komunikate për media .

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i kontinentit . Shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales , duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm , i përcjell me erëra dhe reshje shiu , derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë”, thotë IMHK .

Më tutje thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius , kurse nga dita e enjte , pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros .

Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius , kurse nga dita e mërkurë maksimalet parashihen të bien deri në 5 gradë Celsius . Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page