top of page
123.jpg

Më në fund zgjidhet misteri i Trekëndëshit të Bermudës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 8, 2016
  • 1 min read

Shkencëtarët më në fund mund të kenë zbuluar misterin e madh që fshihet pas Trekëndëshit të Bermundës.

Misteri pas Trekëndëshit të Bermudës, një vend ku qindra aeroplanë dhe anije thuhet se janë zhdukur në rrethana të pasqaruara, mund të jetë zgjidhur më në fund – të paktën kështu thuhet në një show në Science Channel .

Një ekip shkencëtarësh amerikanë nga Universiteti i Kolorados ka analizuar imazhet satelitore të motit të kësaj zone famëkeqe dhe kanë vënë re një seri të reve gjashtëkëndore mbi të. Meteorologët kanë teorizuar këto re të cilat mund të veprojnë si “bomba ajrore”.

Besohet se ato janë shkaku kryesor i shpërthimeve vdekjeprurëse të ajrit të cilat lehtë mund të tejkalojnë 170 milje në orë. Këto erëra të forta mund të gjenerojnë valë me më shumë se 14 metra lartësi.

Asnjë anije nuk është në gjendje të mbijetojë një stuhi të tillë dhe asnjë avion nuk është në gjendje të përballoj një erë të tillë. Shpallja e kësaj teorie ka motivuar shumë kërkime të mëtutjeshme. Shkencëtarët nga e gjithë bota janë duke u përpjekur të kuptojnë se cilat janë arsyet e këtyre fenomeneve.

Le të kujtojmë se Trekëndëshi Bermuda është një zonë e madhe e Oqeanit Atlantik në mes të Floridës, Puerto Rikos dhe Bermudës. Ky rajon është i njohur për dukuritë e saj misterioze./lajmi.net


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page