top of page
123.jpg

Ja kur njerëzit do takohen me UFO-t

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 10, 2016
  • 1 min read

Prej kohësh njeriu është i bindur se nuk është i vetëm në hapësirë. Disa teori thonë se raca njerëzore është një variacion i jetës jashtëtokësore, që ka lulëzuar në Tokë si koloni.

Një teori tjetër është se alienët janë mes nesh të kamufluar si qënie njerëzore në pritje të ditës së tyre.

Studimet e niveleve të ndryshme po përqendrohen në formën e jetës aliene. NASA në një komunikatë njofton për një bakter që eshte në gjendje që të jetoje në situata ekstreme. Bëhet fjalë për një formë jete jashtëtokësore.

Ndërkohë, teoria e fundit e shkencëtarit rus Andreu Finkelstein, thotë se në vitin 2031 do të takohemi me jetën jashtëtokësore. Duhen pikërisht edhe 20 vjet. Sipas Finkelstein, 10 përqind e planeteve në sistemet diellore të galaksisë kanë kushte të ngjashme me ato në Tokë, gjë që e bën prezencën e jetës të mundshme.Studiuesi thotë se “kushërinjtë” tanë kanë formë fizike të ngjashme, por lekurë më ngjyrë të ndryshme.

Po përse pas 20 vjetësh dhe jo më parë ? Që prej vitit 1960 studiuesit rusë kanë tentuar të cojnë mesazhe në kozmos , për të pikasur forma jete alienësh. Pas 20 vjetësh , mundësitë teknologjike do të jenë të tilla që edhe format e jetës tepër të largëta të kapin mesazhet tona.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page