top of page
123.jpg

Si ta bëni shtëpinë tërheqëse për dimër

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 10, 2016
  • 2 min read

Organizimi i ambienteve të shtëpisë ndikon mjaft në stilin tonë të jetës, pasi shtëpia ku jetojmë ndikon në humorin e ditës dhe mirëqenien mendore.

Në dimër është dhe koha e pushimit, momenti i duhur për të rregulluar paqen e brendshme. Ja disa strategji se si të transformoni shtëpinë tuaj në një strehë për shpirtin.

Feng shui

Sipas Feng shui energjia vitale duhet të rrjedhë lirisht dhe në mënyrë spontante, prandaj është e rëndësishme të lehtësoni mjedisin dhe të pranoni të hiqni gjërat që nuk janë më pjesë e historisë suaj.

Rregulli

Dhurata të panevojshme, korniza që nuk keni dashur ti hidhni etj. Ka ardhur momenti ti hiqni të gjitha këto. Hidhini objekt që janë prishur dhe shijoni një shtëpi të pasur me energji pozitive.

Ngjyrat

Lyerja e mureve sjell drite dhe vitalitet. Në sallon përdorni hijet e të kuqes apo portokallisë, pasi sipas disa studimeve përmirëson bisedat duke përmirësuar raportet sociale.

Mblidhni

Shfrytëzoni ndryshimin e stinës për të pastuar edhe dollapet. Dhurojini shoqeve, femrave që kanë nevojë, dhe mbani për vete vetëm ato që vërtetë i vishni. Kjo përmirëson shëndetin e zemrës dhe mendjes.

Ngrohtësia

Gjatë kësaj stine të ‘keqe’ keni nevojë për më shumë komfort. Shtoni një tapet të butë dhe krijoni një zonë relaksi ku të lexoni, të zgjidhni një rebus, apo të meditoni. Një rast i mirë për të bërë streçing.

Koha

Shfrytëzoni të ftohtin për më shumë mbrëmje në shtëpi. Është momenti të ktheheni tek hobet e vjetra.

Era

Merrni një shpërndarës esencash. Falë aromaterapisë shplodhesh, lufton plakjen dhe pastron ajrin e shtëpisë. Këshillohen vajrat esenciale të livandos, portokallit të ëmbël, që do ju sjellë gëzim duke qetësuar mendjen.

Natyra

Bimë jeshile, lule, fikus etj., ju ndihmon të pastroni ajri e shtëpisë, duke reaguar ndaj ndotjes magnetike. Lulet natyrale sjellin energji jetësore dhe kujdesi për to janë një terapi për mendjen.

Dëshira për dritë

Muret e kuzhinës lyejini me të verdhë. Sipas Feng shui kjo ngjyrë sjellë energji dhe vitalitet. Shtoni një kuti plot me erëza aromatike për ti dhënë erë enëve dhe të sillni një pjesë vere brenda mureve të shtëpisë.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page