top of page
123.jpg

A e dini çfarë tregojnë dy vijat prapa në iPhone ? [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 11, 2016
  • 1 min read

Me dizajne të reja që dalin çdo vit, mund të jetë e vështirë ta kuptosh iPhone-in .

Sapo t’i kuptosh veçoritë e reja në celularin aktual, ato dalin në një celular të ri .

Disa mund të thonë se këto ndryshime janë për më mirë , por disave iu duken të pakuptimta, si për shembull dy vijat e holla që janë prapa iPhone 5 dhe 6 , shkruan Gazeta Express . Shumë njerëz janë kureshtarë të dinë se për çfarë shërbejnë ato, për çfarë janë vendosur aty në atë mënyrë .

Kur ishte bërë iPhone i parë, ai ishte bërë me qelq si prapa ashtu edhe para , dhe kishte një pamje të bukur .

Por me iPhone 5 që mori një trup alumini prapa, u bënë disa ndryshime . Duket se alumini ndërhynte në sinjalet e celularit, gjë që nuk e bënte një material të dëshirueshëm për pjesën e prapme të celularit .

Por klientët dëshironin celularë më të qëndrueshëm , kështu Apple iu përgjigj atyre në mënyrën më të mirë .

Duke i shtuar vijat prapa celularit , u reduktuan problemet që shkaktoheshin nga alumini . Ato funksionojnë si një antenë , duke e rritur sinjalin tuaj dhe duke e bërë celularin që të punojë më mirë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page