Rrëfimi i frikshëm i varrmihësit nga Tirana: Natën në Tufinë dëgjohen zhurma...[Video]
- rilindjashqiptare
- Nov 12, 2016
- 1 min read

"Shqiptarët të bëjnë sa më mirë, të ndihmojnë njëri-tjetrin . Të kujdesen për jetën”! Kështu e ka mbyllur rrëfimin e tij një varrëmihës , me emrin Rezhdi Hoxha nga Tirana . I ftuar në emisionin "Oktapod" te Turjan Hyskës, ai ka treguar detaje nga puna e tij e përditshme, prej 7 vitesh . Sipas llogarive të punëtorit të varrezave të Tufinës , në kryeqytet mesatarja e vdekjeve në ditë është 5 persona . Ai tha se ka shqiptarë që shpenzojnë shumë për një varr . Më tej tregoi se ka qarë në dy varrime, të njerëzve që nuk i njihte aspak . “Ka raste që të afërmit blejnë 28 mijë euro një bust , e mbulojnë varrin me bronx e shpenzojnë 50 milionë lekë për një varr . Unë kam qarë dy herë nëpër varrime . Kam qarë për një fëmijë 4 vjeç që kishte vdekur në një aksident . Kam qarë edhe tek varrimi i një djali të ri. Kur ulëm arkivolin , në atë moment qanë të gjithë , qamë dhe ne”, ka treguar ai . Pyetjes së Turjan Hyskës nëse dëgjohen zëra apo zhurma në varreza gjatë natës , punëtori i Tufinës i është përgjigjur me “Po”. “Natën më ka rastisur të punoj dhe dëgjohen zhurma. Jo zëra, po zhurma. Kemi frikë, se normale njeriu ka frikë”. Më tej varrmihësi u shpreh se për shkak të punës, vdekjen e mendon çdo ditë. “Vdekjen time e mendoj përditë. Shoh shpesh ëndrra me të vdekur por jo fytyra të caktuara. Po shoh ëndrra me vdekje”, tha ai.
Comments