Zbulohet porta për një botë tjetër
- rilindjashqiptare
- Nov 12, 2016
- 3 min read

Glockner: Kemi të bëjmë me një hije , e cila nuk dihet nga vjen
E di si funksionojnë hijet, si dhe si reagojnë formacionet natyrore ndaj rrezeve të diellit . Dhe, sikur që mund ta shihni, kjo është një ngrehinë e qartë drejtkëndëshe , ku pjesa e epërme dhe e përparme e saj goditen nga rrezet e diellit . Pjesa e pasme e strukturës gjendet në errësirë", thekson Glockner .
Nëse nuk preferoni shakatë e pakripa, mos keni merak, nuk e kemi fjalën për to . "Gjuetarët në alienë", thonë se kanë gjetur atë që, sipas tyre, është një hije e pashpjegueshme në Merkur , hije e cila është shkaktuar nga një strukturë e lartë dhe e madhe. Në një video të postuar në "YouTube" nga përdoruesi "Secureforce10", mund të shihet një drejtkëndësh i zi në një fotografi të bërë nga NASA të sipërfaqes së Merkurit, për të cilën mbështetësit e teorive të konspiracionit thonë të jetë një hyrje e llojit të vet .
Ky objekt ishte vërejtur për herë të parë në vitin 2012 nga "UFO Sightings Daily", ku Scott C Waring e kishte raportuar atë si "portë" më të gjatë se tri milje . Por, më pas, në një video tjetër, të bërë nga "gjuetari në alienë", Tyler Glockner, thuhej se ajo mund të mos ishte portë, por një monolit i madh drejtkëndësh . 'E shikova me kujdes dhe mu bë e qartë se nuk kemi të bëjmë me kurrfarë hyrjeje. Kemi të bëjmë me diçka shumë më madhështore, kemi të bëjmë me një hije e cila nuk dihet nga vjen", trasmeton gazeta Kosova Sot.
Videoja zgjat 19 minuta
Sipas Glocknerit, këndi në të cilin Dielli shkakton hije në muret veriore të kratereve, nënkupton se drejtkëndëshi i zi është një hije, e cila shkaktohet nga një strukturë që qëndron në këmbë. 'Kjo, miqtë e mi, d.m.th. se kemi të bëjmë me një strukturë të lartë e të gjatë, drejtkëndëshe, me një objekt që del mbi sipërfaqe".
Videoja që zgjat 19 minuta tanimë është shikuar nga më shumë se 260,000 njerëz. Në pamjet origjinale të NASA-s , të bëra nga pajisja "Messenger", krateri në të majtë të qendrës ka një diametër prej rreth 42 kilometrash .
Sipas Glocknerit, këndi i diellit që bie në muret veriore të kratereve , nënkupton se drejtkëndëshi i zi është hije e një objekti vertikal. 'Ajo që kemi këtu është një objekt shumë i lartë drejtkëndësh... që rri mbi sipërfaqe dhe e lëshon këtë hije të përkryer", shpjegon ai.
Ditët janë më të gjata sesa vitet
Ai thotë se, pa marrë parasysh çka mund të jetë ky objekt, ai duhet të jetë i lartë me kilometra të tëra. Duke përmendur përvojat e tij të kaluara në gjetjen e strukturave të tjera, Glockner shton: 'E di si funksionojnë hijet si dhe si reagojnë formacionet natyrore ndaj rrezeve të diellit. Dhe, sikur që mund ta shihni, kjo është një ngrehinë e qartë drejtkëndëshe, ku pjesa e epërme dhe e përparme e saj goditen nga rrezet e diellit .
Pjesa e pasme e strukturës gjendet në errësirë". Merkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe më i vogli nga të tetë planetët . Temperaturat në sipërfaqe të Merkurit dallojnë nga -173°C deri në 427°C. Ditët janë më të gjata sesa vitet . Planeti rrotullohet rreth vetes një herë në 176 ditë të Tokës , kurse rreth Diellit sillet një herë në 88 ditë të Tokës .
Comments