Sonte shfaqet super-Hëna/ Mos e humbni këtë rast
- rilindjashqiptare
- Nov 13, 2016
- 1 min read

Hëna e plotë do të jetë më afër Tokës sot në mesnatë , duke ofruar një nga spektaklet më të mira hënore në dekada .
Sonte, në mes të datës 13 dhe 14 nëntor , mund të jeni dëshmitarë të një pamjeje historike: super-Hëna më e madhe , e ndritshme dhe më e afërt me Tokën që nga viti 1948 . Termi “super-Hëna ” gjegjësisht përkufizohet si një Hënë e plotë e cila i afron shumë orbitat hënore ndaj Tokës, ose perigjet – pika më e afërt e hënës me Tokën .
Këtë herë, Hëna do të arrijë perigjen e parë në orën 6:21 të mëngjesit, 14 nëntor , me një largësi nga Toka prej 356,508 kilometrash , transmeton Koha.net . Kjo distancë është matur nga qendra e të dy këtyre planetëve, Tokës dhe Hënës . Ndërsa fazën e saj të plotë, Hëna do ta arrijë pas dy orë e gjysmë, më saktësisht në ora 8:52 .
Planetit tonë, Hëna e plotë nuk i është afruar kaq shumë që nga viti 1948, më 26 janar. Në këtë vit, Hëna i ishte afruar Tokës 48 kilometra më afër për dallim nga super-Hëna që do të ndodh sonte, shkruan National Geographic .
Shijoni pamjet që do të shfaqen sot në mesnatë në qiell, sepse Hënën e plotë nuk do të keni mundësi ta shihni kaq afër deri më 25 nëntor , në vitin 2034 . Ndërsa Hëna e plotë më e afërt ndaj Tokës për këtë shekull do të ndodhë më 6 dhjetor të vitit 2052 , kur fqinji ynë qiellor do të jetë larg nesh “vetëm” 356,424 kilometra .
Comments