top of page
123.jpg

Ja pse e hëna është vlerësuar si dita më e keqe e javës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 14, 2016
  • 1 min read

Ditën e parë të javës njerëzit ankohen për 34 minuta dhe këtë më së shumti për lodhjen , humorin e keq , kompjuterin e ngadalshëm , por edhe për modelin e flokëve . Tërë pjesën tjetër të javës ankohen shumë më pak .

Çdo i treti e urren të dielën më shumë se çdo ditë tjetër , zbulon studimi Flomax Relief i kryer në 2.000 të anketuar . Njeriu mesatar të hënën ankohet rreth 34 minuta , ndërsa gjatë pjesës tjetër të javës 22 minuta , transmeton Koha.net. Dita e parë e javës për shumë njerëz është veçanërisht stresuese , sepse i frikësohen sasisë së punës që i pret .

Përveç kësaj , e diela nuk është e popullarizuar sepse është dita e parë pas vikendit të cilin shumica e kalojnë në argëtim dhe pushime , prandaj e kanë bezdi t’i kthehen përsëri atmosferës së punës .

Të hënave edhe modeli i flokëve është gjithmonë më i keq , trafiku shkon më shumë në nerva , kompjuteri është i ngadalshëm, ndërsa dhimbjet dhe lodhja shumë më të forta, zbulon studimi .

“Humori i keq është i zakonshëm për të hënën . Edhe pse duket që një varg arsyesh mund të ndikojnë në humorin tonë , veçanërisht të hënën, duket që problemet shëndetësore janë një nga arsyet më të mëdha”, thekson zëdhënësi i Flomax Reliefit .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page