top of page
123.jpg

Katër këshilla të këqija dashurie, të cilave kurrë nuk bën t’u besoni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 14, 2016
  • 2 min read

Mendoni me kokën tuaj në vend që t’u besoni symbyllas këtyre këshillave.

Nuk është e domosdoshme gjithmonë të dëgjoni bash çdo këshillë, posaçërisht këto katër këshilla të cilat do t’jua shkatërrojnë shanset për lidhje normale dhe të gjatë.

Nëse shoqja juaj më e mirë ju dërgon njërën nga këto këshilla, mendoni mirë para se ta dëgjoni, shkruan Cosmopolitan, transmeton Telegrafi.

1. “Patjetër duhet ta gjesh zotërinë e përsosur”

Në këtë botë bash askush nuk është i përsosur. Të gjithë kanë mangësi, andaj do të ishte joreale të prisnit dikë pa asnjë të metë. Mirëpo, këtu gjithsesi ekziston zotëria mjaft i mirë (perfekt vetëm për ju), i cili do t’i plotësojë së paku të gjitha ato gjërat më të rëndësishme.

2. “Mos iu paraqit tri ditë pas takimit të fundit”

Sa herë keni dëgjuar atë që femra kurrë nuk do të duhej të paraqitej e para? Apo nuk do të duhej që të paraqitej së paku tri ditë pas takimit të fundit? Nëse keni kaluar mirë, përse të mos ia tregonit atij? Me porosi falënderimi pas mbrëmjes së kaluar bukur do të tregoheni me edukatë dhe e interesuar, por jo edhe e zhgënjyer. Por edhe atë gjithsesi do ta inkurajoni.

3. “Mos fle me të para takimit të tretë”

Fakt është që numri nuk ka rëndësi, 3 apo 13 – rëndësi ka sa ju dëshironi dhe sa i besoni atij.

4. “Duhet patjetër pak të aktrosh”

Si të krijonit me dikë lidhje të sinqertë, nëse nuk jeni e sinqertë ? Nuk ka nevojë për aktrim, tregohuni ajo që jini. Mirëpo, kjo gjithsesi nuk është dritë e gjelbër që atij t’ia rrëfeni tregimin jetësor që në takimin e parë. Pak sekret gjithmonë është vendim i mirë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page