top of page
123.jpg

Japoni/ Për vetëm 48 orë, riparohet gropa në mes të qytetit nga punëtorët [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 15, 2016
  • 1 min read

Një vrimë 30 metra e thellë në Fukuoka të Japonisë , e cila është hapur për riparime të një tubi të ujërave të zeza , ka bërë të pamundur ecjen e njerëzve dhe veturave , megjithatë kjo nuk zgjati shumë .

Incidenti ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe sinjale të ndërprera të telefonit, gazit dhe furnizimit me ujë, por gjithçka u kthye në normalitet për një kohë të shkurtër ,

shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net .

Për vetëm 48 orë, pra dy ditë, vrima e madhe u mbyll menjëherë .

Një demonstrim tipik japonez, mjeshtëri dhe efikasitet, që bënë këta punëtorë të veçantë, pasi puna e tyre ka mahnitur të gjithë . Rruga u rihap për trafikun dhe këmbësorët , në mëngjesin e sotëm, madje zyrtarët lokalë deklaruar se rruga është riparuar shpejtë dhe sigurt .

Shpejtësia e punëtorëve ka mahnitur edhe njerëzit, e kjo nuk u la pa u shpërndarë edhe në rrjetin social Twitter . Shumë prej tyre shkruan: “Jam i befasuar, rruga u hap me vetëm dy ditë punë!”.

“Mbresëlënëse, ishte punë e shpejtë dhe e mirë”, ka shkruar një tjetër .

Shpejtësia e punës së tyre, solli edhe kujtime të përpjekjeve për rihapjen e rrugëve tjera të dëmtuara .


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page