Si u zhduk fshati me 1200 banorë brenda natës, çfarë ndodhi me të?
- rilindjashqiptare
- Nov 16, 2016
- 2 min read

Policia herë pas here kthehet dhe tenton të zbulojë shkaqet për të cilat një fshat i tërë me një popullsi prej 1. 200 banorësh gjithashtu dhe të vdekurit e po këtij fshati , u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë , në errësirën e një nate dimri .
Misteri filloi në 1930 kur gjuetari Arnand Laurent dhe dy djemtë e tij panë një dritë të çuditshme që kryqëzoi qiellin në Kanada . Laurent deklaron që drita ndryshonte formë në momente të ndryshme, në mënyrë që në një moment ishte cilindrike dhe në një tjetër si një predhë e madhe .
Pak ditë më vonë , një pjesë e anëtareve të policise që kalonin pranë liqenit Anikuni qëndruan në kasollen e Laurentit në kërkim të një strehimi . Njeri prej tyre shpjegon që në liqen kishte “diçka si një problem”.
Policia pyeti Laurentin konfuz nëse drita që kishte parë ishte e drejtuar nga liqeni dhe ai ju përgjigj pozitivisht .
Gjatë viteve të mëpasme Laurentet nuk u pyetën më . Ky ishte një shkujdes, pasi policia e Kanadasë nuk kuptoi se kishte të bënte me rastin më të jashtëzakonshëm të historisë…
Kur një tjetër gjuetar , i quajtur Joe Labelle, po udhëtonte nëpër borë drejt fshatit afër liqenit Anikuni, u ndie i bezdisur nga një ndjenjë e çuditshme . Normalisht, ajo ishte një bërthame e zhurmshme rurale e 1. 200 personave në atë ditë, Joe priste të degjonte lehjet e qenve të banorëve që ishin mirëseardhje e zakonshme .
Por kasollet e rrethuara nga bora ishin të zhytura në heshtje, dhe nuk dilte tym nga asnjëra.
Duke ecur bregut të liqenit , gjuetari pa qe varkat ishin të lidhura . Pa dyshim qe kur shkoi dere me dere, takoi një vetmi misterioze . Ende ishin të mbështetura neper porta pushkët e burrave . Asnjë burrë kur nisje në udhëtim nuk e linte kurrë pushkën në shtëpi .
Brenda shtëpive, tenxheret me gjelle ishin mykur mbi zjarret e fikur prej shumë kohësh.
Por Labelle nuk takoi trupa , as të gjalle as të vdekur, as shenja dhune . Joe Labelle shkoi në zyrën telegrafike dhe transmetoi çka pa, policisë së Kanadasë . Të gjithë oficerët disponibel shkuan në zonën e liqenit . Mbas pak orë kërkimesh, policia takoi qentë e e slitave të humbura. Ishin të lidhur nëpër pemët afër fshatit dhe trupat e tyre u gjetën nën blloqe bore .
Kishin vdekur nga të ftohtit dhe uria .
Në varrezat e Anikunit, u bë një zbulim tjetër rrenqethes . Tani ishte një vend me varre të hapura, nga të cilat dikush kishte nxjerre kufomat, transmeton syri .
Nuk dukeshin gjurmë jashtë fshatit, dhe aq më pak mjete transporti me të cilat njerëzit të kishin ikur . Pa mundur të besonte që 1. 200 persona të zhdukeshin nga faqja e tokës , policia zgjeroi kërkimin. Me kalimin e kohës, hetimet mbuluan gjithë Kanadane dhe vazhduan për shume vjet. Por mbas shume vitesh rasti ka ngelur pa zgjidhje .
Comments