A po e humb tregun operatori mobil "VALA" në Kosovë?
- rilindjashqiptare
- Nov 17, 2016
- 1 min read

Operatori i telefonisë mobile “IPKO”, po ia merr tregun operatorit publik të telefonisë mobile “VALA”.
Në raportin tre mujorit të tretë të këtij viti, sipas raportit të fundit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKREP) shihet se sipas përdorueseve operatori mobil
“VALA” ka 54,2 % të tregut, deri sa tre muaj më herët “VALA” ka pasur 57,4 % të tregut.
E në anën tjetër operatori i telefonisë mobile “IPKO” ka 37,4 % të tregut, deri sa tre muaj më parë operatori në fjalë ka pasur 33,6 % të tregut.
Bazuar në raporte zyrtare shihet se për tre muaj operatori publik ka rënie të përdorueseve prej 3,2 %,deri sa IPKO ka një rritje prej 3,8 %, raporton "Zëri.info".
Po ashtu, rënie prej 0,55 % ka në raport me tre mujorin e parë ka edhe operatori virtual i telefonisë mobile “Z Mobile”.
Ndërkaq sa i përket të hyrave sipas raportit të fundit të AKREP-it shihet se “VALA” ka 56,82 % te të hyrave të telefonosh mobile në vend , deri sa tre muaj me herët ka pasur 58,94 %.
E në anën tjetër operatori telefonisë mobile “IPKO” sipas raportit të AKREP-it ka 37,92 % të hyrave të telefonisë mobile në vend , e deri sa tre muaj më parë ka pasur 35,77 të hyrave , e ku vërehet një rritje prej 2,15 % , për IPKO-në , e një rënie prej 2,12 % për VALA-në .
Comments