Aktivistët e 'Lëvizjes' e gjuajnë me ngjyrë ministren e Arsimit [Video]
- rilindjashqiptare
- Nov 17, 2016
- 1 min read

Aktivistët e Lëvizjes për Universitetin e kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe ministren e Arsimit të Shqipërisë Lindita Nikolla .
Kjo Lëvizje ka shpërndarë një video në “Facebook”, ku shihet teksa spërkatet me ngjyrë ministrja Nikolla.
Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes "Për Universitetin" kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla . E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen .
Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike . Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë .
Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla . Rezistenca vazhdon! Për Universitetin , Për Shoqërinë!”, thuhet ndër të tjera në këtë postim .
Comments