KUJDES! Mishi i ngrirë në vitin 1982 mund të përfundojë në tregun e Kosovës
- rilindjashqiptare
- Nov 17, 2016
- 1 min read

Drejtoria e Doganës së Serbisë ka njoftuar se sot ka marrë informatë se në portin e Barit në Mal të Zi ka arritur një ngarkesë me mish të ngrirë qe nga viti 1982 dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat që ky mish mos të arrijë në tregun e Serbisë .
“Të gjitha doganave u është kërkuar që të marrin masa të rritjes së kontrollit , të qarkullimit të udhëtarëve dhe mallrave me theks të veçantë edhe në kalimet kufitare ndaj Malit të Zi ,
Kosovës , Maqedonisë dhe Bosnjës”, thuhet në njoftim transmeton lajmi.net .
Sipas mediave serbe , në kalimet kufitare , hyrja e ngarkesave me mish të gjallë apo të ngrirë edhe ashtu është e pamundur, nëse nuk përcillet me një dokument që lëshon inspeksioni veterinar kufitar .
“Në rast së tentohet kontrabanda, dhe kjo ngarkesë pa dokumente kalon përmes kalimeve alternative, kontrabandistët potencial do të përballen me ekipet mobile të shkatërrimit të kontrabandës”, thuhet në njoftim .
Ekziston rreziku që ky mish të përfundojë në tregun e Kosovës, marrë parasysh kontrabandën e zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, por edhe rrugët tjera alternative nga veriu i Kosovës, rrugë këto që nuk kontrollohen sa duhen ,/Lajmi.net/
Comments