top of page
123.jpg

14-vjeçarja e vdekur fiton të drejtën për t’u ringjallur

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 18, 2016
  • 1 min read

Një 14-vjeçare që vdiq nga kanceri , është bërë fëmija i parë britanik që është ngrirë në temperaturë minus 196 gradë Celsius , pasi një gjykatë është pajtuar me dëshirën e saj që një ditë ajo të mund të “shërohet dhe zgjohet”.

Adoleshentja , emri i të cilës nuk është bërë i ditur , vdiq në tetor dhe tani trupi i saj po ruhet në një institut , raportojnë mediat britanike .

Ajo ishte në qendër të vëmendjes për betejën gjyqësore mes prindërve të saj të shkurorëzuar . Nëna ishte pajtuar me dëshirën e vajzës që të ngrihet , por babai refuzoi dëshirën për shkak të shpenzimeve që arrinin deri në 37 mijë funte dhe procesit brutal për

ruajtjen e trupit të saj, transmeton Koha.net.

14-vjeçarja ia mbushi mendjen gjykatës me një letër të shkruar , në të cilën ajo donte të kishte mundësinë që një ditë të mund të jetonte .

“Jam vetëm 14-vjeçare dhe nuk dua të vdes , por e di se do të vdes . Dua të jetoj gjatë dhe mendoj se në të ardhmen ata mund të gjejnë ilaçin për kancerin tim dhe të zgjohem . Dua të kem këtë rast . Është dëshira ime e fundit . Nuk dua që të varrosem”, thuhej në letrën e saj drejtuar gjykatës .

Ajo kërkoi nga Gjykata e Lartë që vetëm nëna e saj të ketë të drejtën që të vendosë për trupin .


Komentáře


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page