top of page
123.jpg

Pema për të cilën u deshën 32 ditë për ta fotografuar [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 18, 2016
  • 1 min read

Kjo pemë e veçantë quhet “Presidenti”. Ajo është sekuoja e dytë gjigande më e vjetër në botë dhe është aq e gjatë sa është e pamundur të fotografohet nga një person në një foto.

Steve Sillett, një shkencëtar hulumtues në Universitetin Shtetëror Humbolt, ka konfirmuar madhësinë e pemës dhe statusin si sekuoja e dytë më e madhe në botë, pas “Gjeneral Sherman”.

Pema e quajtur “Presidenti” është 247 këmbë i gjatë dhe rritet në pyjet e Kalifornisë. Maja e saj është goditur nga rrufetë, degët e mëdha kanë dalë jashtë rrugës dhe miliona gjethe bien përdhe.

Stema e pemës “The President”

Volumi i trungut të “Presidentit” është 45 mijë metër kub, ndërsa degët arrijnë në 9000 metër kub.

Pema është emërtuar sipas presidentit Warren G.Harding në vitin 1923, ndërsa pemët rreth saj janë quajtur ‘Shef Sequoyah”, një nga 27 sekuotë më të mëdha në botë, ndërsa dy të tjera mesatare janë quajtur “Senati” dhe “Shtëpia”.

Sekuotë janë bimë që rriten shumë dhe për një kohë të gjatë për shkak të lëvore së tyre të trashë , e cila mund të përballojë sëmundjet, dëmtuesit dhe zjarret .

Ekipit të fotografëve të National Geographic iu deshën plot 32 ditë punë dhe 126 foto për të fotografuar këtë pemë të bukur në të gjithë lavdinë e saj .


Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page