top of page
123.jpg

Testi më i veçantë i inteligjencës me vetëm tri pyetje: sa jeni të zgjuar?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 21, 2016
  • 2 min read

Testi më i shkurtër i inteligjencës në botë përbëhet nga vetëm tre pyetje, por vetëm një në gjashtë njerëz arrijnë të japin përgjigje të sakta! Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve , duhet të dini bazat e matematikës , por edhe të keni kapacitete të të menduar logjik , transmeton Telegrafi.

Pyetjet janë:

1. Shkopi dhe topi bashkë kushtojnë 1.10 funte . Shkopi është për një funte më i shtrenjtë sesa topi . Sa është topi ?

2. Nëse pesë makina për pesë minuta bëjnë pesë lapsa , për sa kohë 100 makina do të bëjnë 100 lapsa ?

3. Liqeni ka nisur të mbulohet me zambakë të ujit . Çdo ditë hapësira që marrin dyfishohet . Për të mbuluar të gjithë liqenin , zambakëve ju duhen 48 ditë . Për sa kohë mund ta mbulojnë gjysmën e liqenit ?

Në hulumtim, 33 për qind e personave nuk dhanë asnjë përgjigje të saktë, e 83 për qind e tyre u përgjigjën gabimisht në së pakun një nga to. Pra, çdo i gjashti dha përgjigje të duhur.

Përgjigjet më të shpeshta, për pyetje ishin: 1. 10 peni (0.10 funte); 2. Për 10 minuta; 3. Për 24 ditë Por, përgjigjet e sakta janë si më poshtë:

PËRGJIGJA 1. TOPI KUSHTON 0.05 FUNTE (GJYSMË PENI) . Nëse topi është X , shkopi për një funt më shumë, atëherë ekuacioni shkon kështu:

Pra… X + (X+1) =1.1

Pastaj… 2X+1=1.1

Ndaj… 2X=0.1 dhe X= 0.05

PËRGJIGJA 2: 5 MINUTA . Nëse pesë makina për pesë minuta bëjnë pesë lapsa , do të thotë se në ata pesë minuta secila e bën nga një laps . Pra, kemi 100 makina , të cilat për pesë minuta secila e bën nga një, prandaj dalin 100 lapsa .

PËRGJIGJA 3: 47. Nëse sipërfaqja me zambakët e ujit dyfishohet çdo ditë , përgjigja e saktë vjen me nga një hap prapa . Në ditën e fundit liqeni është plotë, në të parafundit është e mbuluar në gjysmë .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page