top of page
123.jpg

Zbulohet pse burrat kanë frikë nga gratë inteligjente

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 21, 2016
  • 1 min read

Nëse, përveç pamjes së bukur fizike, keni edhe fatin e keq të jeni inteligjente, duhet të dorëzoheni!

Ndoshta, nuk do ta gjeni kurrë njeriun e duhur. Ose, më mirë, ai do të qëndrojë larg jush sepse druhet nga inteligjenca juaj. E ka pohuar këtë një ekip i tërë i Universitetit Buffalo, të Teksasit.

Sipas kërkuesve, burrat edhe pse tërhiqen nga gratë e një lartësie intelektuale, nuk kanë guxim të përballen. Dhe në fund, zgjedhin ato që janë më pak inteligjente se ata vetë.

Për ta zbuluar, shkencëtarët u kanë propozuar dy skenarë të ndryshëm 105 burrave heteroseksualë. Në të parin, u kanë kërkuar të imagjinojnë një takim romantik me një grua, duke iu dhënë mundësinë të zgjedhin mes një gruaje inteligjente dhe një më pak të tillë. Pjesa më e madhe e burrave ka zgjedhur, pa hezitim, gruan e mençur. Deri këtu, gjithçka ok!

Burrat, tregojnë studiuesit, kanë pasur reagim më të mirë dhe interes më të madh, nga pikëpamja romantike, në rastin e një gruaje më të mençur se ata vetë. Por, problemi ka nisur në fazën e dytë të eksperimentit.

Pjesëmarrësve u është dhënë një test inteligjence për t’u plotësuar dhe u është thënë se gratë e kanë kaluar këtë test me rezultate të shkëlqyera.

Në këtë pikë ata janë treguar të ftohtë dhe të largët duke humbur edhe dëshirën për të vendosur një marrëdhënie emotive me to.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page