top of page
123.jpg

Cila nga dy librat e shenjtë është më e dhunshme? Bibla apo Kurani?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 22, 2016
  • 2 min read

Një analizë nëse Kur'ani me të vërtetë është më i dhunshëm sesa librat e tjerë të shenjtë Judeo-Kristiane , ixhinieri i software , Tom Anderson ka analizuar tekstin e librave të shenjtë për të gjetur se cila përmbante më shumë dhunë .

Dhiata e Vjetër është gjetur të jetë më shumë se dy herë më e dhunshme sesa Kurani . Në analizë është gjetur se fjalët si : vrasje ose shkatërrim gjenden më shumë tek tekstet e krishtera se sa ato islame .

Në një postim në blog, Mr.Anderson shpjegon: “Projekti im ishte frymëzuar nga debatet e vazhdueshme publike rreth terrorizmit dhe findamentalizmit islamik e cila paraqitet si më e dhunshme në krahasim me fetë tjera”, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net

Duke përdorur software analizues për tekste të quajtur “Odin Text”, ai analizoi edhe Verisonin e ri dhe të vjetër të Dhiatës dhe një version të Kuranit në gjuhën angleze të vitit 1957.

U deshën vetëm dy minuta që software e tij t’i lexojë dhe analizojë librat.

Duke i kategorizuar fjalët në tetë të ndryshme si: Pritja, Zemërimi, Neveria, Trishtimi, Habia, Frika, Ankthi dhe Besimi – analiza ka gjetur se Bibla kishte më shumë zemërim sesa Kur’ani.

Analiza e mëtutjeshme ka gjetur se Dhiata e Vjetër ishte më e dhunshme sesa Dhiata e Re dhe më shumë se dy herë më e dhunshme sesa Kurani.

Mr Anderson përmbledh: “Nga të tre tekstet, përmbajtja në Dhiatën e Vjetër duket të jetë më e dhunshmja.”

“Vrasja dhe shkatërrimi janë të cekura më shpesh në Dhiatën e Re (2.8%) sesa në Kuran(2.1%), por Dhiata e Vjetër në mënyrë të qartë është dy herë më e dhunshme sesa Kur’ani, pasi shkatërrimi dhe vrasja përmendet 5.3 për qind”.

Megjithatë, ai shton: “Së pari, unë dua të bëj shumë të qart se ne nuk kemi përcaktuar për të promovuar ose hedhur poshtë se Islami është më i dhunshëm sesa besimet e tjera fetare”

“Për më tepër, ne kuptojmë se Dhiata e Vjetër dhe e Re dhe Kur’ani nuk janë gjithë letërsia në Islam, Krishtërizëm dhe Judaizëm dhe nuk përbëjnë të gjitha mësimet”

“Më duhet të ritheksoj se kjo analizë është sipërfaqësore dhe rezultatet në asnjë mënyrë nuk janë përfundimtare. Dhe duhet të jemi shumë aktiv në krijimin e paqës midis të gjitha besimeve”, shprehet në fund Anderson./lajmi.net


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page