Bonevet dhe IPKO krijojnë veturën e parë elektrike në Kosovë [Foto&Video]
- rilindjashqiptare
- Nov 23, 2016
- 2 min read

Të rinjtë e qendrës krijuese BONEVET e kanë nisur një projekt shumë inovativ dhe ambicioz, pikërisht në kohën kur e gjithë vëmendja e industrisë është tek makinat elektrike .
Marrëveshja mes IPKO dhe BONEVET parasheh fillimin e mega-projektit pesë-vejçar të quajtur EVIB për konvertimin e makinës Renault Twingo , e cila tani përdor derivate të naftës, dhe pas përfundimit do të funksionojë përmes rrymës , në mënyrë elektrike .
Prototipi i makinës elektrike të cilën do ta bëjnë ekipi prej 6 anëtarësh në BONEVET ka përfunduar dhe pjesët përbërëse të kësaj makine janë shtypur përmes printerit në 3D . Realizimi i projektit do të bëhet në mes të vitit të ardhshëm në makinën ekzistuese Renault Twingo .

“Ne jemi mahnitur me potencialin e këtyre të rinjëve për të shndërruar idetë e tyre në produkte inovative që për bazë kanë mbrojtjen e ambientit” ka thënë Robert Erzin , drejtor ekzekutiv në IPKO , pas nënshkrimit të marrëveshjes me BONEVET .
Ndërkaq Vëllaznim Xhiha, themelues i BONEVET ka thënë se është krenar për arritjen e marrëveshjes së parë mes hapësirës krijuese Bonevet me industrinë e Kosovës . “Bonevet është një qendër e cila e stimulon kreativitetin e të rinjëve , e cila ka rëndësi shumë të madhe në krijimin e fëmijëve jo vetëm si teknik por edhe si persona . Në Bonevet fëmijët mësojnë me e zbulu talentin e vet – e kjo më pas ju çelë atyre rrugën për karrierën e tyre profesionale .

IPKO po mbështet këtë iniciativë e cila do të zhvillohet tërësisht nga anëtarë të BONEVET .
Më shumë detaje për makinën elektrike të Bonevet gjenden në storjen e krijuar nga TV Dukagjini . Përfaqësuesi i veturave Renault për Kosovë është AutoMita , prej të cilëve sigurisht se projekti do të marrë mbështetje teknike, nëse nevojitet .
Comments