top of page
123.jpg

Do të habiteni kur ta kuptoni si krijohen lodrat-surprizë në çokollatat "Kinder" [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 23, 2016
  • 1 min read

Një hulumtim i bërë nga tabloidi anglez “The Sun” ka zbuluar të vërtetën e krijimit të lodrave brenda çokollatave të njohura “Kinder”.

Këto lodra-surprizë destinohen për konsumatorët e vegjël por ajo që është edhe më surprizuese është fuqia punëtore e po kësaj moshe që punon në fabrikimin e tyre .

“Kinder” që është produkt i ëmbëltores prestigjioze “Ferrero Rocher” mund të pësojë ulje në shitje pas zbulimit të kushteve të punës ku ato paketohen .

Ky hulumtim ka zbuluar se lodrat montohen nga fëmijë më të vegjël se 8 vjeç në disa shtëpi gati të rrënuara në Rumani .

Familja e Christian Jurit , tregtar i thjeshtë nga Rumania, e ka këtë si punë primare , prandaj edhe nuk mund të sigurojë kushte më të mira për familjen apo t’i ndalojë fëmijët të punojnë.

Ai ka thënë se konsumatorët do të çmendeshin po ta dinin se ëmbëlsirat e preferuara të fëmijëve të tyre prodhohen në këtë mënyrë .

“Pa dyshim se ky është sistem i punës skllavërore mirëpo nuk mund të ndalemi sepse s’kemi zgjidhje tjera”, ka thënë Christian, shkruan “The Sun”, përcjell “ORAinfo”.

Si familja e tij , ka edhe shumë të tjera të cilat furnizohen nga kompani “Romexa SA” dhe “Prolegis”.

Këta punëtorë thonë se firma “Rocher” është në dijeni për kushtet e tyre të punës , por atyre thjesht nuk iu intereson .

Menaxheri i kompanive të lartpërmendura , Daniel Muresan , ka thënë se nuk ka qenë të informuar për gjendjen e keqe të punëtorëve të tyre prandaj edhe do të bëjnë hetimet e tyre për t’i rregulluar kushtet e punës .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page