top of page
123.jpg

Ju çmend trafiku?! Imagjinoni të jeni këtu [Video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 23, 2016
  • 1 min read

Qëndrimi në radhë në trafik është stresues për këdo, por imagjinoni nëse jeni nisur për në shtëpi dhe para jush ka me mijëra makina të cilat krijojnë një varg të gjatë disa kilometra . A nuk është kjo një situatë vërtetë stresuese . Në autostradën perëndimore të Los Angels trafiku është diçka normale , por në prag festash trafiku bëhet më i dendur . Një situatë e tillë është filmuar në prag të Ditës së Falenderimeve në Amerikë , ku me miliona njerëz lëvizin nga qyteti në qytet, apo shteti në shtet , për të qenë pranë familjes së tyre në këtë ditë feste që i dedikohet e tëra familjes. Dritat e makinave formojnë zgjatime gjarpëruese, të bardha e të kuqe në varësi të pozicionit të makinës, e japin idenë se nuk ka të mbaruar . E kjo radhë sado stresuese për drejtuesit e makinave, krijon një imazh me të vërtetë relaksues për sytë e atyre që shohin këtë pamje nga lart .


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page