top of page
123.jpg

Kodi +383 nxjerr nga përdorimi 3 kodet aktuale telefonike

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 23, 2016
  • 1 min read

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri , njoftoi kabinetin qeveritar për marrëveshjen e arritur në Bruksel për kodin telefonik të Kosovës .

“Tashmë është e sigurt që Kosova do të bëhet me kodin e vet telefonik +383 . Kjo do të ndodh me 15 dhjetor 2016 . Përfitimet nga marrja e kodit janë se Kosova krijon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve .

Me zbatimin e kodit të ri do të shuhen tre kodet ekzistuese . Kosova është pronare e kodit telefonik +383 . Me këtë rast vendoset kufiri i frekuencave mes dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë . Me pikëpamje ekonomike përfitimet janë të mëdha .

Do të jenë përfitime milionëshe . Marrëveshja për kodin telefonik i jep fund operatorëve ilegal që kanë operuar që nga përfundimi i luftës . Do të ndërpriten interferencat që kanë qenë prezentë në këtë periudhë”, ka thënë ministrja Tahiri .

Nga ana tjetër, kryeministri Isa Mustafa insistoi që kjo marrëveshje të implementohet sa më shpejt , në mënyrë që Kosova më 15 dhjetor të ketë kodin telefonik . Mustafa tha se pret që përveç efekteve shtetërore, marrëveshja të ketë edhe efekte ekonomike .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page