top of page
123.jpg

Kështu mund të testoni cilësinë e mjaltit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 23, 2016
  • 1 min read

Për të dalluar mjaltin e luleve nga mjalti në të cilin kanë hedhur sheqer apo ujë mund të kryeni këto teste të thjeshta:

Merrni një lugë çaji mjaltë dhe hidheni në një gotë me ujë. Nëse mjalti shkrihet, atëherë ai nuk është cilësor. Mjalti i vërtetë nuk shkrihet kur zhytet në ujë .

Vendosni pak mjaltë në një lugë dhe kthejeni atë përmbys .

Mjalti i përzier me ujë do të bjerë menjëherë nga luga, ndërsa mjalti me cilësi të mirë do të qëndrojë në lugë .

Merrni një copë bukë dhe zhyteni atë në mjaltë . Nëse buka do të vazhdojë të jetë e fortë, atëherë mjalti është i pastër . Nëse buka zbutet , do të thotë se mjaltit i është shtuar ujë .

Nëse keni jod në shtëpi , hidhni pak pika tek mjalti dhe shtoni ujë.

Nëse përzierja kthehet në ngjyrë blu, atëherë mjaltit duhet t’i jetë hedhur niseshte ose miell.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page