top of page
123.jpg

Microsoft nuk po heq dorë nga telefoni që do të konkurrojë me iPhone

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 23, 2016
  • 1 min read

Ëndrra e Microsoftit për ta bërë Windowsin një ‘lojtar’ të madh në telefonat e mençur është thuajse e vdekur, pasi përfshin vetëm një për qind të tregut .

Megjithatë , burime të ZDNet thonë se Microsofti është duke punuar në një projekt të fshehtë, i cili pritet të jetë i gatshëm kah fundi i vitit 2017.

Ky sistem pritet t’u mundësojë versioneve të plota të softuerit Windows që të funksionojnë në një procesor ARM – i njëjti procesor që shfrytëzohet nga shumica e telefonave të mençur.

Meqenëse , kjo teknologji mund të përdoret nga çdo telefon Windows , ky lajm i ka nxitur spekulimet se Microsofti vazhdon të punojë në të ashtuquajturin ‘Surface Phone’, aparatin e shumëpërfolur që mund të jetë konkurrent serioz për iPhone e kudogjendur Apple . /Telegrafi/


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page