top of page
123.jpg

Motoçiklisti i pafat, fillimisht e godet makina e më pas shtylla [video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 24, 2016
  • 1 min read

Një motoçiklist mund ta ketë pandehur veten me shumë fat për dy sekonda , pasi shpëtoi mrekullisht nga përplasja me makinë që mund t’i kishte marrë jetën , por nuk e priste që goditja e dytë t’i vinte nga shtylla . Aksidenti i çuditshëm është filmuar nga një kamera siguri në Ceara të Brazilit . Gjithçka nis kur drejtuesi i motorit, 21-vjeçari Daniel Joventino Rumao , përplaset e rrëzohet nga një makinë . Në pamje shfaqet momenti kur makina i pret rrugën motorit dhe bën që Danieli bashkë me motorrin e tij të rrëshqasin për disa metra . Por ndërsa 21-vjeçari mundohet të ngrihet në këmbë motori i tij godet një shtyllë e cila rrëzohet dhe i bie në kokë atij .

Fatmirësisht nga të dyja këto goditje 21-vjeçari nuk pati dëmtime që mund t’i vinin në rrezik jetën ./TCH/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page