top of page
123.jpg

Ja cilat profesione janë të prirur t’i zgjedhin psikopatët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 25, 2016
  • 2 min read

Edhe pse sipas klisheve psikopatët janë njerëz me sjellje asociale, nuk është gjithmonë kështu. Këta njerëz mund të jenë profesionistë të respektuar.

Ata nuk janë në gjendje të ndjejnë dhembshuri ose keqardhje, gënjejnë shpesh dhe dinë si të manipulojnë njerëzit.

Për të përcaktuar nëse jemi përballë një psikopati, shkencëtarët e vendeve të ndryshme kanë gjetur një sërë treguesish pak a shumë të qartë që lejojnë identifikimin e tyre.

Ndërsa është e vërtetë që këto 5 shenja nuk janë një udhërrëfyes i pagabueshëm për të zbuluar psikopatët, ndoshta ia vlen t’i keni parasysh nëse duhet të kini kujdes me personin me të cilin keni të bëni.

1-Profesioni

Një psikolog i Universitetit të Oksfordit kreu një studim anonim në Britaninë e Madhe që tregoi se në shumicën e rasteve psikopatët zhvillonin një nga profesionet ose pozicionet e mëposhtme :

Avokat

Specialist shitjesh

Kirurg

Gazetar

Polic

Famullitar

Kuzhinier

Zyrtar

Këto të dhëna janë konfirmuar edhe nga një njoftim për shtyp i psikologut australian Nathan Brooks. Sipas dokumentit, 21% e drejtuesve të lartë në Australi janë psikopatë.

2-Flenë në orare të pazakonta

Një hulumtim i Western Sydney University (Australi) paralajmëron se shumica e psikopatëve zakonisht flenë në orare të pazakonta, sepse preferojnë momentet më të errëta të ditës, kur të tjerët janë më vulnerabël.

3-Nuk e hapin kurrë gojën (hapja e gojës për gjumë)

Kohëzgjatja e hapjes së gojës ka një lidhje të drejtpërdrejtë me empatinë, një ndjenjë që nuk e karakterizon një psikopat, sipas një hulumtimi të kryer në SHBA. Për këtë arsye ka pak gjasa që psikopatëve “t’u ngjitet” hapja e gojës së të tjerëve.

4-Preferojnë ushqimin e hidhur

Në 2015-ën shkencëtarët në Universitetin e Insbrukut në Austri, zbuluan se psikopatët dhe sadistët preferojnë ushqimin e hidhur.

5-Nuk duhet përjashtuar që janë kriminelë

Përqindja e kriminelëve në mesin e psikopatëve është më i lartë se më mes njerëzve “normal”. Por ekipe të ndryshme shkencëtarësh kanë vlerësime të ndryshme për mundësinë e sjelljes kriminale në mesin e psikopatëve.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page