top of page
123.jpg

Klienti la bakshish të majmë, pasi dëgjoi planet që kishte kamerieri për festat e fundvitit (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 25, 2016
  • 1 min read

Kamerieri i njohur vetëm si Ben, që punon në një restorant në Teksas të Shteteve të Bashkuara, kishte biseduar me kolegët e tij, se si dëshironte të shkonte në vendlindje për festat e fundvitit. Derisa shpjegonte se si ëndërronte ta merrte edhe gruan shtatzënë dhe të shkonte te familja në Irlandë të Britanisë së Madhe, bisedën e tij e kishte dëgjuar një klient, transmeton Telegrafi . Në momentin që ka paguar 122 dollarë për drekën dhe pijet, ai i ka lënë Benit edhe 750 dollarë bakshish.“Shpresoj se kjo do të ndihmojë që të shkosh në Irlandë për festa”, ka shkruar në faturë klienti i panjohur.Fotografia e fletëpagesës me bakshishin dhe mbishkrimin, është postuar në rrjete sociale, duke marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.“Kjo ta kthen shpresën se ende ka njerëz të mirë dhe duan të ndihmojnë”, është një nga komentet e shumta.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page