top of page
123.jpg

Vidhen miliona llogari Gmail, ja si ta merrni vesh nëse jeni prekur

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Nov 30, 2016
  • 1 min read

Një virus i ri Android ka prekur mbi 1 milionë përdorues që kanë llogari në Google dhe që përllogaritet se po infekton rreth 13 mijë pajisje në ditë.

Ky virus, i pagëzuar me emrin Goolian, vjedh adresat e email –it dhe të dhënat e identifikimit që ruhen në pajisjet Android.

Lajmi u bë i ditur nga firma për sigurinë kibernetike, Check Point, e cila e zbuloi këtë virus.

Me informacione të tilla, hakerat mund të shtënë në dorë të dhëna delikate që mund të ndodhen në Gmail, Google Photos, Google Docs, Google Play dhe aplikacione të tjera të Google.

Ekspertët thonë se kjo vjedhje është alarmante dhe se në vetvete, tregon për stadin tjetër të sulmeve – kibernetike. Sipas tyre, hakerat po ndryshojnë strategjinë, duke sulmuar tashmë pajisjet telefonike për të përfituar informacione private.

Pajisjet infektohen kur një përdorues shkarkon një aplikacion të infektuar me Goolian, apo dhe duke klikuar një link në reklamat që shfaqjen në aplikacione të ndryshme.

Për të kontrolluar nëse jeni infektuar nga ky virus, kompania Check Point ka vënë në dispozicion një faqe për të kontrolluar llogarinë tuaj, vizitoni faqen e Check Point për ta konfirmuar.

Në rastin që jeni infektuar, ekspertët thonë se zgjidhja e vetme është instalimi i një sistemi të pastër operativ.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page