top of page
123.jpg

Hawking: Ja çfarë do t'i japë fund njerëzimit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 1, 2016
  • 1 min read

Pothuajse çdo muaj, mediat botërore shkruajnë për pretendimet mbi fundin e botës dhe kohës që na ka mbetur në këtë planet .

Përderisa shumica e njerëzve i injorojnë këto profeci patetike, kur Stephen Hawking flet – shkencëtari më i mirë në historinë moderne – të gjithë e dëgjojnë me vëmendje.

Në një video të lëshuar nga organizata suedeze e shëndetit GEN-PEP, Hawking paralajmëron se konsumimi i tepruar dhe letargjia do të sjellin vdekjen për të gjithë, transmeton Gazeta Express.

Hawking tha: “Për momentin njerëzimi përballet me një sfidë të madhe dhe miliona jetë janë në rrezik. Unë e shoh botën si tërësi dhe jam këtu për të adresuar një nga problemet më të mëdha serioze të shëndetit publik në shekullin 21. Sot shumë njerëz vdesin nga komplikimet që janë të lidhura me peshë dhe obezitet”.

“Ne hamë tepër shumë dhe lëvizim shumë pak. Për fat të mirë ka një zgjidhje të thjeshtë: Më shumë aktivitet fizik dhe ndryshim i dietës”.

Sipas GEN-PEN, mosaktiviteti fizik është shkaku i katërt i vdekjeve në botë, dhe për më tepër, më shumë njerëz janë duke vdekur nga obeziteti sesa nga uria.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page