top of page
123.jpg

Shikojeni hundën e të dashurit tuaj dhe kuptojeni se çfarë partneri është ai

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 2, 2016
  • 2 min read

Nëse ju jeni kureshtare se çfarë është i dashuri juaj, vështrojeni hundën e tij dhe do të mësoni të gjitha ato që nuk mund të shihen me shikim të parë.

Pikërisht forma e hundës mund t’ju zbulojë shumëçka nga karakteret e njerëzve, gjë që është posaçërisht e rëndësishme kur njihni njerëz të rinj.

Ja cilat karakteristika lidhen për forma të caktuara të hundëve, transmeton Telegrafi.

Hundë me maje të ngritur

Mashkulli me hundën e këtillë është shumë argëtues dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes. Është ambicioz dhe përpiqet që në planin profesional të arrijë sukses të madh. Nëse ia besoni sekretin tuaj më intim, ai kurrë nuk do t’jua tregojë të tjerëve. Nuk i do aventurat dhe kënaqet me lidhjet e gjata dhe romantike dashurore.

Hundë mishtake

Mashkulli me hundë të këtillë është shumë emocional. Nëse arrin moshën dyzetvjeçare pa pasur partnere, ekziston mundësia që kurrë të mos martohet. Por, pasi që pëlqen të dominojnë në lidhje, pikërisht kjo është pengesa më e madhe.

Hundëshkabë

Në shikim të parë ai duket i fuqishëm, i vendosur dhe kokëfortë. Mirëpo, nën atë maskë fshihet mashkulli i pasigurt i cili shpesh nuk është në gjendje t’i zgjidhë vetë problemet. I padurueshëm dhe grindavec, mendon që kanë të drejtë gjithmonë. Sa u përket lidhjeve, e tërheq vetëm seksi.

Hundëdrejtë

Shpejt dashurohet dhe i dëshiron lidhjet të gjata. Është besnik, mirëpo njëkohësisht edhe xheloz. Është shumë kureshtar dhe ka prirje për të eksperimentuar. Pëlqen të bëjë për vete femrat e turpshme, por njëkohësisht është mendjemadh dhe nënçmon njerëzit që janë më të dobët.

Hundështypur

Hunda e shtypur tregon mashkullin e qetë, praktik dhe të arsyeshëm ‘gjithmonë’ i gatshëm të ndihmojë personat që i do. Pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, ku arrin me ndërhyrje zbavitëse dhe qesharake, por nuk është aspak më pak ambicioz se të tjerët. Nuk ka prirje aventuriere në dashuri dhe në mënyrë të shkëlqyeshme i ruan sekretet.

Meshkujt me hundë të madhe janë dashnorë të mirë

Hunda e madhe është e aftë të pranojë një paletë të gjerë të aromave të ndryshme, ndërsa sa më të stërholluar nuhatjen që të kenë dhe sa më shumë aroma që të marrin, do t’i tërheqë gjithnjë e më shumë gjinia e kundërt. Prandaj, meshkujt me hundë të madhe seksualisht janë më aktivë! /Telegrafi/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page