top of page
123.jpg

Shkencëtari prezanton veturën që lëvizë duke shpenzuar vetëm me ujë [Video]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 2, 2016
  • 1 min read

Shkencëtari iranian Alaeddin Qassemi zbuloi shpikjen e tij të re, një makinë që ai thotë se mund të vihet në lëvizje duke shpenzuar asgjë tjetër, përveçse ujë.

Siç pretendon ai, përcjell Telegrafi, vetura që bartë rreth 60 litra ujë është e aftë të udhëtojë deri në 900 kilometra për rreth 10 orë.

Në videon e publikuar, gjegjësisht në përshkrimin e saj thuhet se fuqia krijohet pasi H2O është e ndarë në hidrogjen dhe oksigjen, të cilat reagojnë kimikisht për të prodhuar energji.

Dhe kjo nuk është e tëra. Sipas shpikësit, motori i makinës prodhon vetëm avujt e ujit, duke shkaktuar zero ndotje të ajrit.

Më tej në përshkrim thuhet se një litër ujë mund të gjenerojë rreth 96 megajoules (MD) të energjisë, ndërsa një litër benzinë prodhon vetëm 29 megajoules (MD) të energjisë. /Telegrafi/


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page