top of page
123.jpg

Parashikimi i motit për nesër dhe gjatë javës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 3, 2016
  • 1 min read

Në fundjavë fusha anticiklonike nga Europa qëndrore do të shtrihen mbi rajon duke sjellur mot më stabil me vransira të pjesëshme dhe intervale më të gjata me diell.

Në orët e mëngjesit do të ketë ngrica.Javën e ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, fusha anticiklonike do të vazhdojnë të fuqizohen mbi Europën lindore dhe rajonin tonë, që do të sjellin edhe më tutje mot më stabil dhe kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e në vise të ulëta dhe lugina priten kushte edhe për mjegull.

Temperaturat minimale do të luhaten nën vlera mesatare, nga -6C deri në -2C, e ato maksimale do të sillen përreth vlerave normale për këtë periudhë nga +4C deri në +6C.Era do të fryejë nga juglindja dhe verilindja 1-5m/s, derisa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page