top of page
123.jpg

Rezerva oksigjeni, gjak, armë e çka jo tjetër në veturën e presidentit amerikan

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 3, 2016
  • 1 min read

“Bisha”, lumuzina presidenciale në shërbim të Barack Obama është “Cadillac One”, ose e njohur edhe si “Liomo One” ose “The Beast”.

Ka një gjatësi prej 6,5 metrash dhe një peshë prej shtatë tonelatash. Është krejtësisht e blinduar me një trashësi prej 130 milimetrash, që në disa zona arrin 200 mm.

“Bisha” është e pajisur me sensorë për natën, madje ka edhe rezerva oksigjeni dhe qese me gjak që përputhet me atë të presidentit. Lista e karakteristikave kompletohet nga një sistem kundër zjarrit dhe pushkë të tipit “shotguns”.

Të famshmet “Presidential state car”, kanë një histori të gjatë që fillon që prej vitit 1939. Madje edhe më herët nëse merren në konsideratë edhe automjetet në shërbim të atyre presidentëve që nuk janë bërë me porosi nga Shtëpia e Bardhë.

Mes kësaj flote super veturash më e famshmja është “Lincoln Continental” e vitit 1961, model “SS-100-XX”, që ishte makina ku udhëtonte John Fitzgerald Kennedy më 22 nëntor 1960, kur u vra nga dy goditje me snajper.


留言


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page