top of page
123.jpg

Pse është i rëndësishëm leximi me zë!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 4, 2016
  • 1 min read

LEXIMI me zë është metodë kyç për zhvillimin e shprehive lexuese dhe arritje të suksesit në shkollë, si edhe arritje e dijes dhe e shkathtësive, – konstatojnë pedagogët.

Leximi me zë është shumë argëtues dhe mund të “lozet” si ritual natyral, aq më parë në ditët e ftohta kur të gjithëve u mungon fantazia për organizim të kohës së lirë, transmeton Telegrafi.

Edhe për ç’arsye është me rëndësi që prindërit t’u lexojnë fëmijëve nga vegjëlia dhe vogëlushët t’u lexojnë atyre apo para tyre?

* Në këtë mënyrë punohet në preventivën e vështirësisë së leximit.

* Leximi i librit në këtë mënyrë është në qendër të vëmendjes së fëmijës dhe burim i dobishëm dhe përvojë e këndshme.

* Pasuron fjalorin e më të rinjve dhe dijen e tyre të përgjithshme, sepse atë që e lexojnë mund ta lidhin me ato që shohin dhe dëgjojnë përreth vetes.

* Kur prindërit lexojnë me zë, bëhen shembull i mirë i fëmijëve dhe transmetojnë tek ata dashurinë ndaj librit.

* Vogëlushët njihen me gjuhën e letërsisë, e cila dallon nga ajo e përditshmja, gjë që është e rëndësishme për arsimim.

* Derisa dëgjojnë, fëmijët fantazojnë për njerëzit, vendet dhe situatat të cilat nuk i kanë njohur dhe përjetuar.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page