A e dini se në Kosovë ndodhet një krua i shpirtrave të mirë?
- rilindjashqiptare
- Dec 5, 2016
- 2 min read

Aktualisht qyteti i Prizrenit i ka mbi 25 kroje, që janë ndërtuar në shenjë të respektit për shpirtrat e atyre humanistëve që kanë bërë shumë për njerëzimin.
Para se të ndërronin jetë, ata kanë lënë amanet që këto burime uji të kenë emrat e tyre dhe të mos shterojnë kurrë.
Haxhi Ymer Efendia thuhet se i kishte lënë amanet fqinjëve, sepse vetë nuk kishte fëmijë e që në emër të tij të ngritet një krua i ujit të mirë. Vetëm pak kohë para se të vdiste ai kishte shitur dy dyqane në Prizren dhe paratë e mbledhura pa harxhuar asnjë kacidhe ua la fqinjëve që të ndërtohet ai krua. Uji merret nga një burim më i largët e sillet në rrugë të vjetër që ishte edhe një rrugë për kala. Uji ishte i kristaltë.
Ai edhe sot e kësaj dite pihet nga banorët si lloj ilaçi që heq dhembjet e kokës. Hatixhe Berisha rreth 90- vjeçare tregon për gazetën se ai ujë ia ka pushuar dhembjet e kokës.
“Kush pi tri herë ujë në Prizren” Prof. Sylejman Randobrava tregon se në shenjë të shpirtrave të mirë janë ndërtuar krojet “Topokli”, ku janë gjashte sylynjarë, që është ngritur në përkujtim të humanizmit, e po kështu edhe Qorragës në Prizren. Sipas tij, për këtë qëllim është “Pasha çeshma” , pastaj “Çeshma me mur ” në Landovicë në kujtim të dashurisë, Kroi i Kabashit, ai i Mushnikovës, gjithnjë 25 kroje janë ndërtuar në shenjë humanizmi.
Profersor Dr. Mejdi Elezi shpjegon se dikur thuhej se kush pi tri herë ujë në Prizren mbetet përherë aty. Sipas një gojëdhënë një gogë, mjeshtër muresh me gur, derisa dëshironte të udhëtonte për në Shkup, pa dashje kishte mbetur tri ditë në Prizren, atëbotë ushqimi ishte më i rrallë dhe ai si ushqim të vetëm e shfrytëzonte ujin, por, pas kësaj ai mbeti përgjithmonë në Prizren. Mustafa Ibrahimi, 93-vjeçar, pohon se i ati Avduli i numëronte deri në 203 kroje publike në këtë qytet.
Të gjitha krojet e vjetra ishin të njohura për ujë të pijshëm apo siç ndryshe e quanin “ujë që të pikë në ballë”. Sipas Ibrahimit, rëndësia e madhe e këtyre krojeve është vërejtur deri në ditë e sotme, por nga mbi 200 kroje janë reduktuar në 7 kroje. Përveç kroi në “Shatërvan”, ku njerëzit shuajnë jetën kanë mbetur edhe kroi i Bimbashit, ai i Qorragës, i xhamisë së Sinan Pashës, dhe vazhdojnë të qëndrojnë ende me ujë edhe gjashtë sylynjarët e kroit
“Topokli” dhe kanë mbetur dy kroje tani njëri artificial te LSHP dhe një tjetër në sheshin “Adem Jashari”. Roli i krojeve publike ishte i madh edhe nëpër fshatra. Ibrahimi përmend kroin e fshatit Zhur, që dikur kishte një rëndësi shumë të madhe për atë vend, pasi që i rridhte në një burim mali. Duhet veçuar rolin e kroit të fshatit Landovicë, që mbetet uji më i preferuar në gjithë fshatin. I një rëndësie të madhe mbetet edhe kroi publik i fshatit Piranë, në Has dhe ai në fshatin Gorozhub
Comments