top of page
123.jpg

Dhjetori do të jetë muaj me shumë fenomene dhe aktivitete qiellore [Foto]

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 4, 2016
  • 1 min read

Dashamirët e yjeve dhe planetëve, kanë mundësi që deri në fund të këtij muaji, t’i shohin disa aktivitete të veçanta.

National Geographic raporton se të gjithë njerëzit me njohuri themelore mbi astronominë dhe instrumente të thjeshta, mund të shohin këto fenomene pa problem, transmeton Telegraf

Fillimisht do të mund të shihet Hëna, së bashku me Marsin dhe Venerën. Këtë mund ta shohim, të nesërmen mbrëma sapo të ketë perënduar dielli.

Të gjithë ata që e kanë humbur Super Hënën gjatë muajit tetor, mund ta shohin sërish më 14 dhjetor. Hëna do të mund të duket shumë më e madhe se zakonisht dhe më nuk do të shihet e tillë, deri pas vitit 2030.

Më 22 dhjetor do të ketë ‘dush’ meteorësh, kur brenda një ore mund të shohim duke rrenë rreth 15 meteorë.

Në të njëjtën natë, Hëna do të paraqitet së bashku me Jupiterin, ky planet do të shfaqet shumë më i madh se që është dukur ndonjëherë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page