top of page
123.jpg

Doni të jetoni në Mars? Ja sa kushton

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 5, 2016
  • 1 min read

Shefi i “SpaceX”, Elon Musk ka prezantuar një plan ambicioz për të ndërtuar një qytet në planetin Mars, ku do të dërgoheshin mijëra njerëz. Çmimi për të shkuar në Mars, sipas Musk do të jetë 100 mijë dollarë për person.

Duke folur në Kongresin Ndërkombëtar për Astronautikë në Meksisë, Musk ka treguar me detaje planin e tij për një raketë gjigante, e cila do të dërgonte njerëzit në Mars. Në këtë raketë, ai tha se do të ketë restorante, kabina, lojëra dhe filma.

“Ne duhet që pas këtyre misioneve të hershme të eksplorimit të ndërtojmë një qytet të vërtetë”, tha ai, duke shtuar se një gjë e tillë mund të bëhet në 40 deri në 100 vjetët e ardhshme.

Musk e paraqiti konceptin e tij për sistemin e transportit ndërplanetar përmes një video. Ky transport do të bëhet me raketa të ripërdorshme. Musk tha se një raketë do të mbante 100 persona./tvklan.al


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page