top of page
123.jpg

Shokuese: Më në fund u zbulua se kush u krijua e para pula apo veza?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 6, 2016
  • 1 min read

Kush ka ardhur e para, pula apo veza? Kjo është enigma që prej shekujsh ka munduar njerëzit për të dhënë një përgjigje të saktë e përfundimtare. Kësaj pyetjeje një grup shkencëtarësh anglezë duket se i kanë dhënë zgjidhje, transmeton Starti njoftimin.

Ata kanë hulumtuar mbi proceset që çojnë në kristalizimin e karbonat kalciumit dhe formimin e lëvozhgës së vezës. Kolin Friman dhe kolegët e tij të Universitetit të Warwick dhe Sheffield kanë zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme në vezoret e pulës, është përgjegjëse për përpunimin e karbonat kalciumit në kristalecalciti, substancë që përbën pjesën më të fortë të lëvozhgës.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se në mungesë të kësaj proteine, lëvozhga nuk ngurtësohet dhe për këtë arsye nuk mund të strehojë një zog.

Pra, sipas shkencëtarëve, pula, ose më mirë proteina OC-17, është krijuar përpara vezës.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page