Bëhuni gati, bora po vjen, ja kur do të mbulohet Kosova!
- rilindjashqiptare
- Dec 8, 2016
- 1 min read

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se brenda pak ditësh do të fillojnë reshjet e borës.
Sipas IHMK-së muaji dhjetor do të pasojë me reshje më të theksuara të bores se në vitin e kaluar, këto reshjet do të na shoqërojnë gjatë natën por me reshje të dobëta, ky mot pritet të jetë diku deri në datën 18 dhjetor.
Besim Aliu nga IHMK-ja për Gazetën Blic bëri të ditur se temperaturat do të jenë mesatare diku nga 4-6 gradë celsius, temperaturat mesatare maksimale, kurse ato minimale do të ulen deri në 12 apo diku 13 gradë celsius.
Reshjet e borës priten që në viset malore do të jenë më të theksuara kurse në viset e ulëta varësisht në cilin territor d.m.th në Dukagjin do të jenë më pak të theksuar kurse në rrafshin e Kosovës pak më shumë të theksuara.
Ndërsa nga viti i ardhshëm priten që reshjet e borës të jenë më intensive, këto reshje priten në muajin janar të vitit 2017.
Comentários