‘Më thanë mos trego’/ Rrëfehet pas 36-vitesh: Çfarë bënin UFO-t mbi bazën e NATO-s në vitin 1980
- rilindjashqiptare
- Dec 9, 2016
- 1 min read

Për plot 36 vite, Steve Longero e ka mbajtur të fshehtë atë që pa në pyllin “Rendlesham” në Suffolk të Anglisë, për tre netë: 2628 Dhjetor 1980.
Teksa ishte në shërbim ushtarak, ai thotë se pa drita të çuditshme në pyll, pezull me dy bazat ajrore të NATOs, që ishin në gatishmëri të lartë, pasi Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj.
Steve ishte duke ruajtur magazinën e armëve kur alarmet u fikën.
“Teksa isha në detyrë atë natë, ne kishin një sistem shumë të sofistikuar alarmi dhe gjithçka u fik papritur”, thotë ai.
“Dhe atëherë. Unë munda të shihja ato drita mbi kurorat e pemëve, dhe po mendoja: çfarë po ndodh? Më pas ata dërguan njerëz atje dhe në fillim ishte e vështirë për t’u besuar, gjithë ato drita të ndritshme”.
Në pyll, Steve u rrethua nga personel tjetër ushtarak.
Ai kujton se UFOt dukeshin si “drita fluoreshente me ngjyra, si e kuqe dhe jeshile”.
“Dukeshin sikur fluturonin mbi kurorat e pemëve si një sy që ndiqte pothuajse gjithçka”, citohet ai nga “Outer Limits Magazine”, në një artikull publikuar së fundmi.
Steve u pyet lidhur me ngjarjen pak ditë pasi pa UFOt dhe u urdhërua që të mos fliste për atë që pa, pasi në bazë kishte armë bërthamore.
Comments