top of page
123.jpg

Bëhet hit kënga e shqiptarit për presidentin Obama (VIDEO)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 9, 2016
  • 1 min read

Këngëtari nga Tirana që jeton në Holandë, Jon Tarifa, ka publikuar dy muaj më parë një këngë për presidentin në shkuarje të Amerikës, Barack Obama.

Kënga e tij me titull “Don’t go” (Mos shko), ka kaluar 800 mijë klikime për këto orë të publikimit dhe ka arritur të jetë pjesë e listës së Spotify, në rend me Sia, Niki Minaj e John Legend.

Kënga që i dedikohet presidentit Obama, shpreh simpatinë për personalitetin që për tetë vite udhëhoqi me shtëpinë më të madhe në botë, Shtëpinë e Bardhë. Ky është një dedikim dhe gjest falënderues edhe në emër të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që sidomos pas zgjedhjes së Trump në krye të Amerikës, kënga dhe lajmi për “Don’t go” është shkruar në shumë prej mediumeve të njohura të botës, duke treguar simpati për tekstin dhe muzikën në dedikim të presidentit Obama. /Voal.ch


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page