top of page
123.jpg

Shkenca alarmon: Toka po ndalon, fundi i botës shumë afër

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 9, 2016
  • 1 min read

Nëse nuk realizohen asnjë nga skenarët e parashikuar nga Stephen Hawking për fundin e planetit tonë, pas 200 milionë vitesh njerëzit në Tokë do të kenë një ditë-natë prej 25 orësh.

Një studim i Universitetit të Durhamit arriti në përfundimin se Toka ngadalëson me 1.8 të qindtat e sekondës rrotullimin e saj rreth vetvetes në një shekull.

Studiuesit e përfshirë në këtë hulumtim kanë gjetur edhe shkakun e kësaj.

“Baticat dhe zbaticat e shkaktuara nga graviteti i Hënës janë ato që shkaktojnë këtë”, thotë Leslie Morrison, bashkautorë në studim.

Efektet në bashkëveprimin Tokë-Hënë janë të ndërsjellta dhe nëse Toka bëhet më ‘dembele’, Hëna largohet më shumë.

“Orbita e Hënës zgjerohet me 4 centimetra në vit nga kjo”, deklaron Morrison.

Grupi i shkencëtarëve kanë përdorur si pikë referimi në këtë studim eklipset diellore dhe të dhënat historike të grumbulluara prej tyre .


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page