top of page
123.jpg

Ndryshime të mëdha po vijnë në Facebook

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 9, 2016
  • 1 min read

Komente që shndërrohen në biseda dhe më shumë, rrjeti social do të prezantojë disa ndryshime të mëdha shumë shpejt.

Kur dikush komenton në postimin tuaj, bën replikë në komentin tuaj apo ju etiketon në ndonjë koment, një dritare e re do të hapet automatikisht në versionin desktop.

Këto dritare do të shfaqen së bashku me një dritare të Messenger, duke jua mundësuar që të merrni pjesë në komente pa pasur nevojë që ta braktisni Faqen e të Rejave, transmeton Gazeta Express.

Veçoria e re u vërejt nga TechCrunch, të cilët e shpërndanë një ‘screenshot’ të një lexuesi të tyre.

Facebook konfirmoi se është duke e testuar këtë veçori të re, duke thënë se është lëshuar vetëm për një numër të vogël përdoruesish.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page