top of page
123.jpg

Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 9, 2016
  • 2 min read

Nëse ndonjëherë keni pasur minj në shtëpi, me siguri se e dini se sa të bezdisshëm dhe gërditshëm mund të jenë. Pjesa më e keqe e kësaj është se është shumë vështirë për t’i hequr qafe.

Ata lënë urinë dhe jashtëqitje kudo që shkojnë, si dhe mund të shkaktojnë shumë dëme përreth shtëpisë. Nëse nuk reagoni me kohë, ju mund të përfundoni me “pushtim” nga minjtë, pasi që riprodhohen shumë shpejt! Pavarësisht se ku jetoni, minjtë gjenden në qytet, por edhe në fshatra, prandaj dëmi është i njëjtë.

Duhet pasur parasysh se ata mund t’i shkatërrojnë mobiliet e ndryshme të shtëpisë, mund t’i hanë kabllot, t’i shkatërrojnë rrobat, të infektojnë ushqimin etj.

Metoda e parë për heqjen e minjve

Mund t’ju duket e çuditshme, por pijet e lehta janë të shkëlqyeshme për eliminimin e minjve. Mund ta imagjinoni përse? Pasi ta kenë pirë, ata nuk do të mund të gromësijnë dhe së shpejti vdesin. Merrni disa tasa të plastikës, vendosni pije të lehta në ta dhe vendoseni enën aty ku e keni parë miun për herë të fundit.

Karremin vendoseni para se të shkoni në shtrat dhe në mëngjes do t’i vëreni rezultatet.

Metoda e dytë

Me siguri që keni dëgjuar se minjtë joshen nga shijet e ëmbla të çokollatës, prandaj pluhuri i çokollatës mund të shërbej si karrem i përsosur. Përzieni pak suva me pluhur çokollate dhe mbajeni jashtë shtëpisë. Afër saj mbajeni një legen me ujë.

Miu do të joshet nga përbërësi, do ta pijë ujin dhe pjesa tjetër është histori…

Metoda e tretë

Frikësoni me mace ose me qen! Macet janë shumë të mira për eliminimin e minjve dhe nëse dëshironi t’i mbani përgjithmonë larg minjtë, atëherë duhet të mbani mace gjithmonë në shtëpi. /Telegrafi/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page