top of page
123.jpg

Mot i ftohtë në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 11, 2016
  • 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme, masat e ajrit me origjinë polare do të jenë prezente mbi vendin tonë.

Nga dita e hënë deri të enjten, temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -4 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte e tutje këto masa të ftohta do të jenë më të përqendruara duke krijuar kushte që temperaturat të ulen dukshëm në dy vlerat ekstremale ( minimalet dhe maksimalet).

Të hënën dhe të enjten do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta.

Temperaturat minimale në pjesën e dyte te javës parashihen të ulen deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Presioni atmosferik vazhdon te mbetet i lartë, mbi vlerat e normales.

Do te fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtesi 1-5m/s. /Lajmi.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page